Gjermania në sulm për fitore, befason me katër gola Kosta Rikën

Pamje nga ndeshja

Kosta Rika kishte përmbysur rezultatin në ndeshjen ndaj Gjermanisë. Por, Kombëtarja e Gjermanisë nuk e ka lënë të ketë shumë gjatë kënaqësinë e fitores, pasi nëse del me humbje nga kjo ndeshje eliminohet nga Kupa e Botës.

Gjermania është duke fituar me rezultat 4:2 ndaj Kosta Rikës, goli i tretë për Gjermaninë u shënua nga anësori, Kai Havertz në minutën e 85-të, ndërsa, goli i katërtë u shënua nga Niclas Fullkrug, në minutën e 89-të.

Por, Gjermanisë i nevojitet Spanja për të barazuar ndaj Japonisë për të kaluar tutje.

Në gjysmë të pjesës së dytë, rezultati ishte duke shkuar baras 2:2, golin barazues për Gjermaninë e shënoi mesfushori sulmues, Havertz, në minutën e 73-të të pjesës së dytë.

Havertz bëhet lojtari i dytë gjerman që shënon dy herë në Kupën e Botës pas Andre Schürrle në 2014 kundër Brazilit.

Për rezultatin 2:1 Kosta Rika ka shënuar në minutën e 70-të, nga mbrojtësi, Juan Pablo Vargas.

Sulmet dhe kundërsulmet janë duke vazhduar pasi, mesfushori gjerman, Leon Goretska  shënoi një tjetër goditje me kokë në portë, por këtë herë portieri Keylor Navas doli me një pritje reflekse për ta mohuar golin.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika