Gjermania ofroi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, është duke qëndruar për vizitë në Gjermani ku ka marrë mbështetje nga homologia e tij, Christine Lambrecht, e cila ka ofruar mbështetje anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri i Mbrojtjese së Kosovës, Armend Mehaj dhe Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht

Ministra e Mbrojtjes, Christine Lambrecht “ofroi mbështetjen në vizionin tonë[Kosovës] për anëtarësim në Organizatën Veri Atlantike(NATO)”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është për qëndrimi dy ditor në shtetin e Gjermanisë në vizitë zyrtare dhe është mirëpritur nga ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dhe stafi i saj, në Bundesëehr.

Më tej Ministria e Mbrojtjese së Kosovës  njoftuar se  Mehaj dhe Lambrecht kanë  diskutuar për situatën e re gjeopolitike dhe sfidat në mjedisin aktual të sigurisë.

Tutje  aty thuhet se “të dy ministrat diskutuan edhe nivelin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes si dhe fushat për thellimin e mëtejmë mes dy ministrive respektove”.

Në komunikatë thuhet se i pari i Mbrojtjes së Kosovës, ka falënderuar Lambrecht-in, për kontributin  trupave ushtarake të forcave gjermane në operacionin e  KFOR-it në sigurinë e qytetarëve  të Kosovës.

Por dhe e Lambrecht ia e ka vlerësuar kontributin e FSK-së për mbështetjen e operacionit humanitar të NATO-s  për evakuimin e afganëve, përveç kësaj gjithashtu ajo ka shprehur mirënjohjen që Kosova i ka dhënë  mbështetje popullit dhe Qeverisë së Ukrainës dhe i ka vënë  sanksione Rusisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika