Pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë, shumë vende ofruan ndihma të ndryshme, duke filluar me ekipe të kërkim-shpëtimit, ekipe shëndetësore, ndihma ushqimore e të tjerë.
Një ndër vendet që ofroi ndihmë për vendet e prekura nga tërmeti ishte edhe Gjermania.
Së fundmi, ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser, ka njoftuar se ofron viza të përkrohshme për qytetarët e prekur nga tërmeti.
“Kjo është ndihmë emergjente”, ka thënë ministrja e Punëve të Brendshme gjermane, Nancy Faeser, për gazetën Bild.
“Ne duam të lejojmë familjet turke ose siriane në Gjermani që të sjellin të afërmit e tyre të afërt nga zona e fatkeqësisë në shtëpitë e tyre pa burokraci”, ka shtuar ministrja Nancy Faeser.