Derisa numri i infektimeve me virusin corona në Gjermani vazhdon të bjerë, Ministri federal i Shëndetësisë paralajmëron për mutacione të reja që mund të jenë tejet të rrezikshme.
Sipas ministrit federal të Shëndetësisë, Karl Lauterbach, Gjermania po përgatitet për mutacione por edhe për variante të reja të virusit corona.
Gjithashtu, ai ka deklaruar se është e mundshme të kemi një si varianti omikron që është shumë ngjitës, e që mund të bëhet po aq vdekjeprurës sa Delta.
Dhe ky do të ishte një variant “absolut vrasës” ka paralajmëruar, Lauterbach për gazetën gjarmane, Bild am Sonntag.
Lauterbach, gjithashtu, ka thënë se intervalet në të cilat variantet e reja zëvendësojnë të vjetrat po bëhen gjithnjë e më të shkurtra, duke shtuar se Gjermania ka porositur vaksina që të mbrojnë nga variantet omicron.
“Qëllimi ynë është që të kemi sa më shumë vaksina për çdo qytetar, pavarësisht se cili variant shfaqet. Së shpejti do të kemi vaksina, si për variantin omikron, ashtu edhe për variantin delta”, ka thënë Lauterbach.
Po ashtu, sipas Lauterbach, detyrimi për të mbajtur maska në ambiente të mbyllura, mund të rifutet në vjeshtë. Situata më pas do të ndryshojë përsëri.
“Atëherë rastet do të rriten, ndoshta do të ketë mutacione të reja, ose numri i rasteve me infeksione omikron do të rritet ndjeshëm. Kjo është arsyeja pse ne duhet të rishikojmë Aktin e Mbrojtjes nga Infeksioni deri atëherë, dhe më pas mund të jetë e nevojshme që të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura”, ka thënë Lauterbach nga Partia Sociale Demokrate e Gjermanisë.
Lauterbach u kritikua për deklaratën e tij
Deklaratat e së dielës nga Lauterbach u përballën me kritika.
“Cilat janë këto variante vrasëse?” ka shkruar në Twitter virologu Jonas Schmidt-Chanasit.
Ai kishte shtuar se deri më tani nuk e ka gjetur këtë përshkrim për variantet në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Autoritetin Shëndetësor të Bashkimit Evropian (ECDC) ose në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) amerikane.
Erwin Rüddel, i cili që nga viti 2022 është raportues për dixhitalizimin në shëndetësi nga radhët e Unionit Kristian Demokrat të Gjermanisë, ka reaguar në Twitter ndaj deklaratave të Lauterbach, “fatkeqësisht, ministri beson vetëm në shkencën “e tij” dhe jo në shkencën”.
Ndërkohë, gjatë shtatë ditëve të fundit, numri i infektimeve me virusin korona në shkallë vendi ka vazhduar të bjerë.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI), 20,482 infeksione të reja u raportuan brenda 24 orëve të hënën, 39 mijë e 784 persona një ditë më parë dhe 30 mijë e 789 raste të reja një javë më parë. Sipas RKI, janë regjistruar edhe njëmbëdhjetë vdekje të tjera të lidhura me virusin korona, krahasuar me 13 vdekje një javë më parë, në Gjermani.
Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka filluar monitorimin e dy nënlinjave të reja të variantit omicron të zbuluar nga studiues në Botsvana dhe Afrikën e Jugut këtë javë, BA.4 dhe BA.5.
Hetimet janë ende në vazhdim për të përcaktuar se sa infektive dhe virulente janë variantet e reja te Omicronit.
Deri më tani, studiuesit nuk kanë gjetur asnjë provë të një ndryshimi të rëndësishëm epidemiologjik me variantet e tjera të njohura të omicron, ndërkaq Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk ka nevojë për panik.
Researchers in #Botswana & #SouthAfrica have detected new sub-lineages of the #Omicron variant of the SARS-CoV-2. They are carrying out further investigations to fully understand crucial traits of the sub-lineages.
➡️ https://t.co/168Fh6qrvs pic.twitter.com/UYNA4rt3Ld— WHO African Region (@WHOAFRO) April 12, 2022