Gjermania pas uljes së tensioneve në veri: Tani prioritet është dialogu

Zëvendës zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann ka thënë se pas uljes së tensioneve në veri të vendit tani prioritet është vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Ilustrim

Gjermania dhe pse ka mirëpritur uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pranuar të komentonte rreth kërkesës së Kosovës për më shumë trupa të NATO-s në Kosovë.

Zëvendës zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann në Berlin ka thënë ishte një shenjë e mirë, “që të dy palët janë afruar me njëra-tjetrën dhe se pakica serbe në veri të Kosovës i ka hequr barrikadat”.

“Tani prioriteti është që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë të mbështetet. Qeveria gjermane po e bën këtë në mënyrë shumë aktive”, ka thënë Hoffmann.

Deri më tani as qeveria dhe as Ministria e Jashtme nuk e kanë komentuar kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të forcuar praninë e NATO-s në Kosovë.

“Një rritje e konsiderueshme e ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti për gazetën gjermane “Die Welt”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika