Gjermania prezanton planin e reformës së imigracionit për të trajtuar mungesën e fuqisë punëtore

Për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore në Gjermani, kjo e fundit ka prezantuar të mërkurën draft reformat për imigracionin. Sipas këtij drafti, janë tri rrugë për të hyrë në vend. E para kërkon një diplomë profesionale ose universitare të njohur në Gjermani dhe një kontratë pune, e dyta kërkon të paktën dy vjet përvojë pune në një sektor përkatës dhe një diplomë ose formim profesional dhe e treta, ka të bëjë me një “kartë mundësie” e re për individët që kanë potencial për të gjetur punë

Flamuri i Gjermanisë
Flamuri i Gjermanisë

Gjermania ka prezantuar të mërkurën draft reformat për imigracionin, trajnimin e aftësive dhe promovimin e imigracionit nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo paraqet një përpjekje të qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Evropës.

“Sigurimi i bazës sonë të kualifikuar të punës është një nga detyrat më të mëdha ekonomike të Gjermanisë për dekadat e ardhshme,” tha Ministri, Hubertus Heil.

Numri i vendeve të lira të punës në vitin 2022 ishte në një nivel rekord prej afër 2 milionësh, sipas Ministrisë.

Një nga reformat është një ligj i ri imigracioni që synon të adresojë pengesat kryesore për emigrantët në Gjermani, veçanërisht për ata që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian.

“Me këtë, ne po hedhim themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit,” shkroi në Twitter, ministri i Financave, Christian Lindner, pasi kabineti miratoi reformat. Kushdo që mund të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit si punëtor i kualifikuar është i mirëpritur.

Projektligji i parë thotë se reforma mund të rrisë numrin e punëtorëve nga vendet jashtë BE-së me 60 mijë njerëz në vit.

“Nëse njerëzit sjellin përvojë profesionale ose potencial personal me vete, ne do t’u bëjmë të mundur që ata të fitojnë një terren në tregun tonë të punës,” tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.

Ajo u ofron punëtorëve të huaj tri rrugë për të hyrë në vend. E para kërkon një diplomë profesionale ose universitare të njohur në Gjermani dhe një kontratë pune.

E dyta kërkon të paktën dy vjet përvojë pune në një sektor përkatës dhe një diplomë ose formim profesional.

E treta është një “kartë mundësie” e re për individët që nuk kanë një ofertë pune, por kanë potencial për të gjetur punë. Karta e mundësive ndjek një sistem të bazuar në pikë që merr parasysh kualifikimet, aftësitë gjuhësore, përvojën profesionale, lidhjen me Gjermaninë dhe moshën.

Kabineti miratoi gjithashtu një ligj arsimor që u jep të drejtën të rinjve për trajnime pa pagesë. Agjencia Federale e Punës e Gjermanisë do të paguajë deri në 67 për qind të pagës neto për kohëzgjatjen e trajnimit.

Kabineti vendosi gjithashtu të zgjasë rregulloret për punëkërkuesit nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat më parë pritej të përfundonin në fund të vitit. Gjermania do të jetë në gjendje të rekrutojë deri në 50 mijë punëtorë në vit nga këto vende. Sipas kësaj rregulloreje, Gjermania kishte mundur më parë të rekrutonte 25 mijë punëtorë në vit.

Bruecker e mirëpriti këtë zgjatje, duke vënë në dukje se normat e punësimit midis këtyre emigrantëve ishin midis 97% dhe 98%, tre deri në pesë vjet pas transferimit në Gjermani.

Bruecker tha se skema është një sukses i plotë dhe duhet të shtrihet në vende të tjera, transmeton Reuters.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika