Gjermania riaktivizon fondin stabilizues ekonomik, ndan 200 miliardë euro

Qeveria gjermane ka njoftuar se do të ndajë një fond prej 200 miliardë eurove për të ndihmuar qytetarët gjermanë që të paguajnë gazin dhe t'i lehtësojnë ata nga inflacioni

Robert Habeck, ministër e ekonomisë, Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë dhe Christian Lindner, ministër i finanacave

Kancelari Olaf Scholz ka njoftuar të enjten e 29 shtatorit se qeveria do të riaktivizojë një fond stabilizues ekonomik dhe “do të bëjë gjithçka që mundet” për të ulur çmimet.

Gjermania ka përdorur më parë të ashtuquajturën “mburojë mbrojtëse” për të mbështetur vendin gjatë krizës financiare globale dhe pandemisë COVID-19.

Fondi do të kufizojë çmimin që klientët gjermanë paguajnë për gazin dhe do t’i lehtësojë ata nga inflacioni.

Ministri i Financave Christian Lindner ka këmbëngulur se fondi stabilizues ekonomik nënkupton se Gjermania nuk do të ndjek rrugën e Britanisë së Madhe, raporton euronews.

Qeveria britanike ka njoftuar kohët e fundit ulje taksash të financuara nga huamarrja për të mbrojtur shtëpitë dhe bizneset nga rritja e çmimeve të energjisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika