Gjermania shënon golin e parë ndaj Japonisë në Katar

Kombëtarja e Gjermanisë ka kaluar në avantazh ndaj Japonisë në duelin e Grupit E të Kupës së Botës

Foto ilustrim





Gjermania ka arritur të shënoj golin e parë ndaj Japonisë të mërkurën e 23 nëntorit, për Grupin E të Kampionatit Botëror.

Goli është shënuar në minutën e 33-të, nëpërmjet mesfushorit Ilkay Guendogan. Guendogan shënoi nga penalltia, të cilën e fitoi David Raum.

İlkay Gündogan shënon golin e tij të parë në turneun më të madh të futbollit me penalltinë e pestë në Kupën e Botës në dhjetë ndeshje.

Ndeshja që është duke u zhvilluar në stadiumin “Khalifa Interantional” dhuroi edhe një gol nga kombëtarja japoneze në minutat e para, por u anulua për shkak të pozitës jashtë lojë. Këtë gol që doli të jetë jashtë loje e realizoi Daizen Maeda.

Gjermania e rriti ritmin pas një fillimi të vështirë, me mbrojtësin e majtë David Raum, i cili u bë një kërcënim i vazhdueshëm për japonezët, dhe ai ishte vendimtar në fitimin e një penalltie në minutën e gjysmë ore pasi u rrëzua nga portieri japonez Shuichi Gonda.

Kombëtarja gjermane kishte arritur të shënoj edhe golin e dytë nga Kai Havertz, në minutën e 45+3, por nga ky gol u kontrollua nga VAR dhe doli të jetë jashtë lojës.

Gjermania kishte dominuar në masë të madhe para golit dhe kalimi në epërsi vetëm sa i ka ndihmuar në kontrollin e lojës

Përpjekjet nga Gundogan dhe Jamal Musiala nga distanca nuk  mungonin, por Joshua Kimmich testoi portierin pikërisht në pjesën e parë.

Pas 45 minutave të parë, rezultati është 1:0 në favor të Gjermanisë. Po ashtu, në grupin E bëjnë pjesë edhe Spanja e Kosta-Rika.





Analizat

Ndeshja e parë në Kupën e Botës: Ekuadori kërkon të...

Debutuesit e Kupës së Botës, Katari dhe kombi me kualifikimet më të ulëta të Amerikës së Jugut, Ekuadori, të dy e dinë se hapja...

Katari – mundësi e “rilindjes” për 10-shin e Barcelonës

Debutoi me Barcelonën në moshën 16-të vjeçare. Në të njëjtën moshë shënoi gol e theu shumë rekorde. Por, për shkak të lëndimeve, Ansu Fati...

Klubet evropiane dominojnë skuadrat në Kupën e Botës 2022

Nga 830 futbollistë në Kupën e Botës në Katar, 73 për qind e tyre luajnë me klubet evropiane, ka gjetur një analizë e listave...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika