Gjermania synon të blejë tanke dhe obusë të rinj

Ligjvënësit gjermanë dhanë dritën jeshile për të blerë 18 tanke luftarake dhe 12 obus vetëlëvizës si pjesë e një porosie me vlerë rreth 843 milionë euro (910 milionë dollarë) për të zëvendësuar pajisjet e dërguara në Ukrainë

Foto ilustrim

Gjermania do të blejnë 18 tanke të llojit Leopard 2 dhe 12 obusë vetëlëvizës, për të rimbushur rezervat, pasi ky shtet i dha armë të tilla Ukrainës.

Kështu ka thënë për Reuters një anëtar i Komitetit parlamentar për buxhet, që miraton blerjet e armëve të reja.

Vlera për 18 tanke do të jetë 525.6 milionë euro, ndërkaq për obusët, Gjermania do të shpenzojë 190.7 milionë euro. Këto armë pritet të dërgohen në Gjermani të paktën deri në vitin 2026, sipas dokumentit të Ministrisë së Financave që pritet t’i dërgohet Parlamentit gjerman.

Në blerjen e re të armëve përfshihet edhe mundësia e blerjes së 105 tankeve të tjera për rreth 2.9 miliardë euro.

Gjermania i ka dhënë Ukrainës 18 tanke Leopard 2, në mënyrë që ta ndihmojë Kievin të përballet me pushtimin rus që nisi vitin e kaluar, raporton REL.

Berlini planifikon që të rimbushë stoqet me tanke sa më shpejt që të jetë e mundur.

Blerja e 12 obusëve është pjesë e planit të Ministrisë së Mbrojtjes që është miratuar në mars në Parlamentin gjerman, teksa shteti mëton të blejë deri në 28 obusë për të rimbushur rezervat.

Si tanket Leopard, ashtu edhe obusët që pritet të blihen, prodhohen nga kompania KMW dhe Rheinmetall.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika