Gjermania ul taksën e gazit natyror për të lehtësuar barrën e konsumatorëve

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një konferencë shtypi në Berlin, ka thënë se qeveria e tij ka vendosur të ulë taksën e vlerës së shtuar për gazin nga 19% në 7% deri në fund të marsit 2024

Ilustrim

Gjermania do të ulë përkohësisht taksat për gazin natyror për të lehtësuar presionet ndaj klientëve mes çmimeve të larta të energjisë.

Kancelari Olaf Scholz ka thënë se qeveria e tij ka vendosur të ulë taksën e vlerës së shtuar për gazin nga 19% në 7% deri në fund të marsit 2024.

Scholz ka bërë njoftimin në një konferencë shtypi në Berlin, një ditë pasi është pritur me protesta armiqësore pranë kryeqytetit.

“Rritja e çmimeve të gazit është një barrë e madhe për shumë qytetarë,” është shprehur Scholz, duke shtuar se masat e mëtejshme do të njoftohen në javët e ardhshme.

Përveç rritjes së çmimeve të shitjes me shumicë për gazin natyror të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, konsumatorët gjermanë do të duhet të paguajnë një shtesë të re për të mbështetur kompanitë e energjisë të cilat përpiqen të gjejnë furnizime të reja në tregun global.

Rusia ka reduktuar flukset e gazit natyror në Gjermani dhe vende të tjera evropiane dhe ka frikë se reduktimet do të vazhdojnë edhe me shumë pasi që moti bëhet më i ftohtë dhe në të njëjtën kohë kërkesa rritet, raporton euronews.

Scholz ka shtuar se ulja e taksës për blerjet e gazit është një çështje “drejtësie për të siguruar që vendi të mbetet i bashkuar gjatë kësaj krize”.

Ndërkaq Stefan Kooths nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore, ka thënë që “gazi është në mungesë të furnizimit në këtë moment, prandaj çmimet janë të larta. Në një situatë të tillë, nuk është e përshtatshme të zvogëlohen sinjalet e çmimeve përmes ndërhyrjes së shtetit në rregullat e taksave”, ka shtuar ai.

Duke shtuar se do të kishte qenë më mirë që qeveria gjermane të taksonte plotësisht gazin dhe të përdorte të ardhurat për të ndihmuar ata që janë më të goditur nga rritja e çmimeve të energjisë.

Ndryshe, Scholz është përballur të mërkurën e 17  gushtit me thirrje të zemëruara nga qindra protestues gjatë një ngjarjeje në bashkinë e qytetit në Neuruppin, 50 kilometra në veriperëndim të Berlinit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika