Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE

Ministri i dikasterit të Financave, Hekuran Murati dhe kryesuesja e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore, Heike Backofen-Warnecke, gjatë ditës së sotme kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit që zoton 90 milionë euro mbështetje nga Gjermania

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryesuesja e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore, Heike Backofen-Warnecke

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe kryesuesja e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore, Heike Backofen-Warnecke, kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit që zoton 90 milionë euro mbështetje nga Gjermania.

Këto mjete janë zotuar për periudhën 2024/2025, prej të cilave 20 milionë euro janë në formë të granteve.

“Kjo marrëveshje e re shënon rritje të theksuar të vlerës së mbështetjes krahasuar me atë paraprake për periudhën 2022/2023, që ishte në vlerë prej 37 milionë euro, duke dëshmuar kësisoj thellimin e bashkëpunimit në mes të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Këto mjete do të mbështesin integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ndër të tjera fokusohen në investime në sektorin e energjisë, përkatësisht procesin e dekarbonizimit, garantim të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, ofrim të trajnimeve dhe të punësimit, si dhe mbështetje të komunave, veçanërisht në menaxhimin e mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit.

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati theksoi bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë Gjermane duke përmendur disa projekte të rëndësishme që janë zbatuar në kuadër të këtij bashkëpunimi, siç është projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore dhe rehabilitimin e ujërave të zeza në Prishtinë, menaxhimit të mbeturinave në të gjithë Kosovën si dhe themelimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren. Sa i përket mbështetjes së zotuar sot, Ministri Murati falënderoi Qeverinë Gjermane, duke potencuar se një mbështetje e tillë forcon edhe më tutje marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, promovon zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe e përafron atë me Bashkimin Evropian”, thuhet tutje në njoftim.

Nga ana e tij, ambasadori gjerman, Jörn Rohde, ka theksuar bashkëpunimin gjermano-kosovar, duke thënë se ky i fundit ka kontribuuar në standard më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët. Sipas tij, projektet e radhës që do të zbatohen përmes fondeve të zotuara sot, do të nxisin zhvillimin ekonomik të gjelbër dhe inovativ të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika