“Ne do të kujtohemi si qeveria që zgjati më pak. Do të bëjmë gjithçka që qeveria e formuar pas zgjedhjeve ta çojë Malin e Zi në BE”.
Kështu ka thënë Dritan Abazoviq gjersa ka përgëzuar koalicionin e ri të Aleksa Beçiqit dhe Milo Gjukanoviqit, duke i uruar që të dy për formimin e një qeverie të re.
“Mendoj se shumë gjëra janë më të qarta, përgëzoj koalicionin e ri të Aleksa Beçiqit dhe Milo Gjukanoviqit, shpresoj që shpejt të bien dakord për një qeveri të re”, tha Dritan Abazovic, në deklaratën e tij të parë pas votimit mocionit të mosbesimit në qeverinë e tij.
Ai ka theksuar se sa krenar është me punën që ka kryer për 100 ditë, transmeton RTCG.
Një urim i tillë erdhi nga Abazoviq pasi qeveria malazeze u rrëzua nga një mocion mosbesimi nga Parlamenti i Malit të Zi, me 50 vota gjithsej.
Abazoviq nuk është më kryeministër, bie qeveria e Malit të Zi
Ky mocion ishte iniciuar nga partia e presidentit Millo Gjukanoviq, si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse serbe, nga Abazoviq.
Ndër të tjera, Abazoviq ka thënë se i vjen keq që krimi i organizuar ende përdor tentakulat e tij për të rregulluar ende marrëdhëniet politike.
I pyetur sesi do të jenë zgjedhjet e reja pa Gjykatën Kushtetuese, ai tha se problemi më i madh është sesi do t’i kryejnë tani detyrimet ndaj qytetarëve.
Marrëveshja e arritur mes tashmë, ish-kryeministri malazias, Dritan Abazoviq dhe Kishës Ortodokse Serbe kishte sjellë kritika ndaj Abazoviq për dëmtim të interesave të Malit të Zi.
Kjo marrëveshje u nënshkrua me 3 gusht të këtij viti.
Marrëveshja e Abazoviq me Kishën Ortodokse Serbe, naivitet apo qëllim politik?