Gjersa numri i miliarderëve rritet, shtohet pabarazia ekonomike në botë

Sipas një hulumtimi të organizatës bamirëse Oxfam, pabarazia ekonomike dhe varfëria e paskajshme vazhdon të rritet si shkak i ngritjes së numrit të miliarderëve

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, miliarderët e botës kanë rritur pasurinë e tyre me trilionë dollarë, gjersa vendet më të varfra po luftojnë me rritjen e çmimeve të mallrave dhe rritjen e borxhit.

Sipas oraganizatës së bamirësisë “OXFAM“,  elita botërore e biznesit është mbledhur në vendpushimin malor zviceran të Davosit për Forumin Ekonomik Botëror për të festuar një “arritje të tillë”.

Një studim i kësaj organizate bamirëse tregon se pasuria e 2,668 miliarderëve në botë është rritur me 3.78 trilionë dollarë që nga viti 2020.

“Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të trilionë dollarëve, që vendet e pasura derdhën në ekonomi në përgjigje të COVID-19, duke rritur çmimet e aksioneve në bursa. Tani po shohim një rritje të madhe të pasurisë së miliarderëve, si rezultat i fitimeve të tyre në sektorët e ushqimit dhe energjisë, të nxitur nga rritja e çmimeve”, ka thënë Max Lawson, shef për politikat e pabarazisë në Oxfam.

Sipas tiuj, 573 miliarderë të rinj janë krijuar që nga viti 2020 ndërsa dhjetë njerëzit më të pasur në botë, tani zotërojnë më shumë se 40 përqindëshi më i varfër i njerëzimit, ose 3.1 miliardë banorë.

Gjersa pasuria e miliarderëve është rritur dhe po vazhdon të rritet, kjo ka shkaktuar që në dy vitet e fundit të ketë një përkeqësim të gjendjes së të varfërve, duke vënë në rrezik përparimin e arritur në dekadat e fundit në luftën kundër varfërisë.

“Po ndeshemi me një krizë pabarazie, një krizë urie të shkaktuar nga ndryshimet klimatike në të gjithë botën. Rritja e çmimit të ushqimeve dhe problemet e lidhura me pandeminë e COVID-19 kanë rënduar më tej gjendjen”, ka shtuar Max Lawson, shef për politikat e pabarazisë në Oxfam.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika