Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore terroristit serb të plagosur në veri

Një foto që po qarkullon në internet tregon se dy policë të Kosovës i ofrojnë ndihmë një serbi të plagosur. Pas këtij incidenti, personi i plagosur është transportuar, fillimisht në spitalin e Mitrovicës, dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Policia e Kosovës, mëngjesin e së dielës, u përball me një sulm të madh në Banjskë të Zveçanit.

Dhjetra serbë të armatosur gjuajtën me armë të ndryshme, duke vrarë një zyrtar policor të Kosovës, respektivisht rreshterin Afrim Bunjaku.

Pas sulmeve të vazhdueshme, tre nga sulmuesit serbë janë vrarë, gjashtë janë arrestuar dhe dy prej tyre janë të plagosur.

Në një fotografi që po qarkullon në internet, shihet teksa dy policë të Kosovës i ofrojnë ndihmë serbit të plagosur.

Më pas personi i plagosur është dërguar, fillimisht në spitalin e Mitrovicës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ky gjest i tyre është mirëpritur nga shumë komentues në rrjetet sociale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika