Gjeti eshtra gjersa po hapte një varr, njësiti për krime lufte del në vendin e ngjarjes

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovë ka bërë të ditur se eshtrat e gjetura të cilat dyshohen të jenë të njeriut, janë marrë nga njësiti i krimeve të luftës dhe janë dërguar për ekzaminim

Ilustrim

Eshtrat të cilat dyshohen të jenë të njeriut, janë gjetur në fshatin Zabërxhë të Mitrovicës.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky rast ishte raportuar nga ankuesi mashkull kosovar, i cili i kishte gjetur eshtrat gjersa ishte duke hapur një varr, mëngjesin e së premtes.

Bëhet e ditur se njësiti për krime lufte ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke hapur një varr, ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në IML”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika