Gjetja e trupave në Vidimriq, identifikimi mund t’i marrë deri në 6 muaj

Gërmimet në Vidimiriq të martën rezultuan me gjetjen e tre mbetjeve mortore, të cilat po dyshohet që janë shqiptarë të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore thonë se procesi për të kuptuar se cilave familje u përkasin ata trupa pritet të marrë nga nga 3 deri në 6 muaj kohë

Gërmimet e filluara në fshatin Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut rezultuan me gjetjen mbetjen mortore të tre trupave.

Dyshimet janë që ata trupa u takojnë shqiptarëve të cilët kanë përfunduar aty gjatë luftës si pasojë e krimeve nga forcat serbe.

Prandaj me ato gjetje po merret intensivisht Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Valon Hyseni nga ky institut tregon se identifikimi i trupave mund të marrë disa muaj kohë.

“Prej momentit që merren mostrat që procedohen për analizë të ADN-së dhe tek rezultatet i merr tre deri në gjashtë muaj”, ka thënë Hyseni.

Deri tani, Hyseni tregon që është bërë pastrimi i mbetjeve mortore.

Veprimet tjera pastaj vijnë me radhë.

“Së pari bëhet pastrimi i mbetjeve mortore, të cilat veç janë bërë. Pastaj bëhet përcaktimi i gjinisë, mosha dhe gjatësia trupore dhe merren mostrat për analizë të AND-së”, ka shtuar ai.

Kërkimet do të vazhdojnë edhe në Kamenicë, Podujevë, dhe në fshatin Bizhtazhin të Gjakovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika