Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Dua Lipa vazhdon të tërheqë vëmendjen e gjigantit të rrjeteve sociale Facebook, i cili është themeluar nga Mark Zuckerberg.
Për herë të tretë, faqja zyrtare në Facebook ka komentuar në foto të këngëtares shqiptare, e cila po shijon pushimet në Shqipëri.
“Dua Lipa mbretëresha e Shqipërisë”, shkruhet poshtë fotove të yllit ndërkombëtar të estradës, të realizuara në bregdetin shqiptar.
Po ashtu, pak ditë më parë ajo ka ndarë disa fotografi në Facebook, ku shkruan: “Mbrëmë rrugës për në festivalin tim të preferuar SunnyHillFestival”.
Por, ajo që ka rënë në sy ka qenë komenti që ka bërë Facebook, i cili ka shkruar se ajo është një dhjetë dhe ka një kombinim perfekt.
”She’s a 10 and she has the perfect fit”, shkruhet në komentin e bërë nga gjiganti i rrjeteve sociale.
Sigurisht, që edhe ky koment ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve.
Ndërkaq, ylli nga Kosova kishte postuar disa foto edhe nga katër ditët e Festivalit Sunny Hill i mbajtur në Kosovë, faqja e Facebook nuk ka munguar me një koment, ku ka shkruar që ishin katër ditët më të mira.
Ylli shqiptar, e cila është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit, ajo javën e fundit e ka kaluar në Kosovë ku interpretoi në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt për katër ditë në Prishtinë.
Këngëtarja e pop muzikës, e cila është krijuese e shumë hiteve, i ka shijuar në maksimum këto ditë derisa ka ndarë shumë momente të veçanta edhe me ndjekësit në rrjete sociale.
Ajo është duke qëndruar në Shqipëri pasi do të fillojë Festivalin Sunny Hill më 26 gusht, ku do të përformojnë shumë artistë shqiptar dhe me famë botërore.
Festivali në Shqipëri do të zgjasë deri më 28 gusht, dhe biletat janë akoma në shtije, të cilat mund të blihen në faqen e tyre zyrtare.