Gjilan – Gjobitet me 200 euro shoferi që voziti nën ndikim të alkoolit

Një shofer në Gjilan, që ka vozitur nën ndikim të alkoolit, është gjobitur me 200 euro, i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj dhe i janë dhënë dy pikë negative

Ligji i ri

Është ndaluar një shofer në Gjilan, pasi i njëjti kishte hyrë në rrethrrotullim nga ana e kundërt, derisa rreth kontrollit të dokumenteve ka pasur dyshime që i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Pasi të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit, është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.87 promila alkool.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba prej 200 eurosh, i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj dhe i janë dhënë dy pikë negative.

“Të njëjtit në bazë të ligjit 08/L-186 neni 233 paragrafi 4 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro-ve, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muajsh dhe dy (2) pikë negative, si dhe automjeti i tij është konfiskuar përkohësisht”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia ka apeluar që vozitësit t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, duke theksuar se qytetarët mund t’i raportojnë të gjitha kundërvajtjet dhe se të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika