Gjilan – Vidhet një shumë e konsiderueshme e parave në një shtëpi

Në një shtëpi në Gjilan hajnat kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”

Ilustrim

Gjatë kësaj dite, hajnat në qytetin e Gjilanit kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave në një shtëpi.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se ky rast po hetohet si “Vjedhje e rëndë”.

“Ju njoftoj se është raportu një rast vjedhje e rëndë këtu në Gjilan. Sipas viktimës, atij sot gjatë ditës i janë vjedhë një shumë e konsiderueshme para të gatshme. Për rastin është njoftu prokurori i shtetit. Njësitet e hetimeve rajonale janë duke i zhvillu hetimet”, ka thënë Hashani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika