Gjilani pa buxhet të miratuar, pozita e opozita ende larg marrëveshjes

Komuna e Gjilanit është e vetmja që nuk ka arritur që buxhetin për vitin 2025 ta kaloj në Kuvendin Komunal të saj. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën duke thënë që janë larg arritjes së ndonjë marrëveshje

Ekzekutivi dhe partitë opozitare në Gjilan, duket se nuk po pajtohen për asgjë.

Kjo, pasi ata nuk po munden as të kalojnë buxhetin e kësaj komune për vitin 2025-së, që e bënë komunën e vetme në tërë Kosovën.

Të dyja palët fajin ia hedhin njëra-tjetrës.

“99% të draftit përfundimtar të buxhetit është përgatitur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, edhe aty menaxhimi i financave përcaktohet qartë me ligj që buxheti duhet të bëhët përmes kryetarit të Komunës dhe Kuvendit, duke përfshirë diskutimet publike nuk kanë respektuar asnjë nga këto”, ka deklaruar Gentrit Murseli, Asamblist nga LDK në Gjilan.

Murseli thotë se si partia më e madhe opozitare në këtë komunë kanë ofruar disa herë zgjidhje, por që të njëjtat janë refuzuar nga ekzekutivi vetëm me një qëllim.

“Ky kryetar nuk është i interesuar që të miratohet buxheti për këtë vit, dhe të shkaktoj trazira politike, financiare ekonomike, që dështimet e tij t’i mbuloj edhe me partitë e tjera”,ka theksuar Murseli.

Këto akuza nuk po i pranojnë nga komuna e Gjilanit.

“Arsyet të panjohura për mua, por situata reale qëndron që edhe kërkesat që duket se i kanë bërë disa nuk janë të lidhura drejtë për drejtë me buxhetin në tërësi”, ka deklaruar Herolinda Murati-Leka, Drejtoreshë për Financa në Komunën e Gjilanit.

Ajo mohon që opozita është përjashtuar nga procesi i planifikimit buxhetor, pasi sipas saj vet nuk kanë pas vullnet të marrin pjesë.

Afati i fundit për miratim të buxhetit komunal është në muajin mars.

Ndërkaq, në muajin nëntor të 2024-tës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni, për shpërbërjen e Kuvendit Komunal.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika