Gjimnastja olimpike, Simone Biles është bërë personi më i ri që ka marrë ndonjëherë Medaljen Presidenciale të Lirisë, çmimin më të lartë civil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në ceremoninë e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, u ka dhënë medalje kampiones së Kupës së Botës në futboll, Megan Rapinoe dhe Sandra Linsday, një infermiereje të kujdesit intensiv, e cila ishte personi i parë në SHBA që mori një vaksinë Covid-19.
Pas dhënies së Medaljes Presidenciale të Lirisë për 17 persona, duke përfshirë gjimnasten Simone Biles dhe ish-senatorin John McCain, i cili u nderua pas vdekjes, Presidenti Biden tha: “Kjo është Amerika”.
Të tjerët që morën medalje ishin ish-Përfaqësuesja Gabrielle Giffords, një demokrate nga Arizona, e cila u plagos gjatë të shtënave masive, Steve Jobs, bashkëthemeluesi i Apple i cili vdiq në vitin 2011, aktori Denzel Washington, për të cilin Shtëpia e Bardhë tha se humbi ngjarjen për shkak të një testi pozitiv të koronavirusit, Gjeneralja Wilma Vaught, një nga gratë më të dekoruara në historinë e ushtrisë amerikane, Aleksandër Karloutsos, ish-famullitari i përgjithshëm i Kryedioqezës Greke Ortodokse të Amerikë dhe Julieta García, ish-presidente e Universitetit të Teksasit në Brownsville.
Të nderuarit e çmimit konsiderohen se kanë dhënë “kontribut meritor” në SHBA, duke përfshirë sigurinë kombëtare, paqen botërore të përpjekjeve kulturore.