Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit ka qenë i rëndë, por edhe më të rëndë sipas tij e ka bërë kryeministri Albin Kurti.
Gjini në “Debat Plus” tha se Kurti ka tentuar të përfitojë nga kjo çështje.
“Në politikë, në demokraci, kanë me korrë çka mbjellin, nëse mbjellin thera kanë me i korrë, nëse lule kanë me i korrë. Vendimi për Manastirin e Deçanit ka qenë i vështirë në vitin 2016, jo tash. Është bërë i vështirë prej njerëzve që kanë dashur të përfitojnë prej situatës”, tha ai.
“AAK-ja nuk ka dashtë me përfitu. Nuk ka organizu protesta në Deçan për vendimin e Kushtetueses. Albin Kurti ka organizu protesta në Deçan, duke mendu që për shkak se vendimi i Kushtetueses është i paapelushëm, që dikush ka me marrë vendimin dhe me regjistru në kadastër në Deçan, ka shpresu që dikush e bën për me përfitu politikisht”, vijoi Gjini.
Gjini theksoi se zbatimi i vendimit për pronat e Manastirit më së shumti ndikon te banorët e komunës së Deçanit.