Gjiri i Gramës një parajsë e vërtetë

Gjiri i Gramës, i cili ndodhet 25 km larg qytetit të Vlorës, është një prej ishujve më të bukur në Shqipëri. Ky gji po vizitohet shumë edhe nga turistët e huaj, të cilët po mahniten me bukuritë e këtij vend

Gjiri i Gamës një bukuri e vërtetë që ndodhet në Gadishullin e Karaburunit

Gjiri i Gramës ndodhet në Gadishullin e Karaburunit 25 km larg qytetit të Vlorës, i njohur si Gjiri i Grammatas. Me një pozicion gjeografik jo të zakonshëm, në rrëzë të shpatit perëndimor, shumë të thiktë, pranë Orikumin, gjiri i Gramës ka shërbyer si një vendstrehim për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë kësaj zone bregdetare, në kushte të vështira të motit.

Ilustrim

Emri i Gramës është i lidhur me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet. Në gjirin e Gramës numërohen, gjithsej, 1500 mbishkrime. Sipas Ols Lafes, Drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Trashëgimisë Antike dhe Mesjetare Shqiptare, mbishkrimet datojnë të paktën nga shekulli i 3-të para Krishtit e deri në fund të shekullit të 19-të.

Mbishkrimet në shkëmbinjë

Disa emra mjaft të rëndësishëm përmenden në këto mbishkrime sikurse edhe ai i perandorit bizantin John V Palaeologus. Po ashtu, nuk mungojnë edhe mbishkrimet e periudhës së socializmit të ushtarëve të stacionuar aty.

Ky gji, fillimisht ka shërbyer si zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të mëdha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet. Ky vend përrallor po përmendet shumë edhe nga mediat ndërkombëtare krahas vendeve të tjera turistike, të cilat gjenden në Shqipëri.

Ilustrim

E gjithë natyra përreth krijon peizazhe të çmuara që janë me rëndësi globale, ngase ato kontribuojnë në baraspeshë ekologjike të vendit dhe sigurojnë habitate për shumë lloje të kërcënuara dhe të rrezikuara globalisht. Andaj, ky vend turistik po vizitohet nga shumë turistë të huaj, të cilët mahniten nga bukuritë e këtij vendi.

Duke qenë një gji shkëmbor, bregu dominohet nga shkëmbinjtë bregdetarë të pjerrët, që bien vertikalisht në det, si dhe nga plazhe shkëmbore dhe me guralecë.

Meqë është fillimi i sezonit turistik veror, deti bëhet prioriteti kryesor i turizmit të kësaj stine, dhe Gjiri i Gamës është një prej ishujve më të bukur në Shqipëri.

Të fundit nga rubrika