Gjithçka çfarë tha Hovenier për draft-statutin e Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se duhet të jetë në përputhje me kushtetutën aktuale të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier, është shprehur se draft-statuti i Asociacionit nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Hovenier, në një deklaratë para gazetarëve, ka thënë se këtë e kanë potencuar edhe më herët.

“Duhet të jetë në përputhje me kushtetutën aktuale të Kosovës. Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit. Ne besojmë se ky draft, që i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës, i përmbush të gjitha këto kritere dhe besojmë se është shkruar në një mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Hovenier.

Ambasadori ka thënë se fjalën e fundit për këtë draft duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe një prej dispozitave të draftit është se ai do të analizohet nga kjo gjykatë.

Ai, i pyetur për çështjen e draftit se pse nuk është bërë publik, ka thënë se nuk ka asgjë sekrete, mirëpo këto janë vetëm çështje diplomatike në të mirë të procesit.

“Jam habitur me numrin e njerëzve që e kanë interpretuar një draft-statut që nuk e kanë parë. Është trik goxha mbresëlënës. Në fund të ditës, ata që nuk e kanë parë dokumentin, nuk kanë shumë bazë të komentojnë mbi të”, ka thënë tutje Hovenier.

Tutje, Hovenier është pyetur edhe nëse ekzistojnë afate kohore për zbatim të këtij draft-statuti.

Ai ka shtuar se duhet vlerësuar angazhimin e madh të zyrtarëve më të lartë të vendeve evropiane për këtë proces, përfshirë kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

“Ata i përdorin shprehjet ‘urgjente”, “sa më shpejt që është e mundur”, e të ngjashme. Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt. Qeveria e Kosovës nuk ka arsye për të mos ecur përpara me këtë draft-statut. Kryeministri ka thënë se ka gatishmëri që ta pranojë në tërësi, javë më parë. Edhe ne po punojmë që kjo gjë të bëhet në kuadër të strategjisë sonë më të gjerë. Nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin, ka të bëjë me zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve që i kanë Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e Ohrit. Këtë dëshirojmë ta shohim”, ka shtuar Hovenier.

Ai i është referuar pajtueshmërisë së arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë në shkurt të këtij viti në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Më pas, në mars, në Ohër, palët janë pajtuar për një aneks zbatimi.

Ndërkaq, Kurti ka raportuar më 3 nëntor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ende nuk e ka pranuar zyrtarisht dokumentin, por ka insistuar se është shkruar me kujdes ndaj germës së Kushtetutës, më shumë sesa frymës së saj.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika