Gjithçka nga takimet e Kurtit në Chicago të Illionisit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën e 15 majit është takuar me drejtues të kompanive të ndryshme si ajo e UCX, MATTER

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në vazhdën e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën e 15 majit është takuar me drejtuesit e UCX – një ndër kompanitë e para teknologjike që ka bërë investim serioz në Kosovë.

Nga maji i vitit 2021, UCX ka hapur filialin në Kosovë, duke u besuar operacione kryesore të kompanisë profesionistëve të rinj të Kosovës.

I pari i qeverisë e ka falënderuar themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të UCX, Adam Zyeck, dhe drejtoren e Shitjeve, Marketingut dhe Operacioneve, Jeta Zagragja, për investimet e tyre në Kosovë.

“Qeveria jonë mbështet zhvillimin dhe rritjen e potencialit dhe kapaciteteve të teknologjisë së informacionit dhe i ftova ata që gjithmonë ta kenë në konsideratë Kosovën në planet e tyre të zgjerimit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

May be an image of 7 people and indoor

Pas vizitës në kompaninë UCX, kreu u qeverisë është takuar me Steven Collens, drejtorin ekzekutiv të MATTER, dhe Katie Kosko, menaxhere e partneritetit.

MATTER është inkubator global i startup-eve në fushën e kujdesit shëndetësor që përbëhet nga ndërmarrës, inovatorë dhe liderë të industrisë.

“Digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore dhe themelimi i Sistemit Informativ Shëndetësor janë dy prej objektivave kryesore nëpërmjet të cilave synojmë që të transformojmë sektorin e shëndetësisë në vend. Me drejtuesit e MATTER diskutuam mundësitë premtuese të bashkëpunimit”, vijon shkrimi i Kurtit.

May be an image of 2 people, people sitting and indoor

Ai ka thënë se edhe në Chicago është pritur ngrohtësisht nga bashkatdhetarët tanë, të cilëve ua ka shprehur mirënjohjen për kontributin e madh për çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e përparimin e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për të punuar bashkë për të mirën e përbashkët dhe në qeverisjen tonë, mërgata llogaritet si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Nëpërmjet nismës së Dialogut me Mërgatën synojmë zhvillimin e partneriteteve me mërgatën dhe thellimin e bashkëpunimit të tyre me institucionet e Kosovës në fushat e arsimit, investimeve dhe inovacionit”, shtoi ai.

Me ftesë të Katedrës së Albanologjisë “Hidai Eddie Bregu”, ka vizituar Universitetin DePaul, ku mbajti edhe një ligjëratë të hapur, ku përshkroi qëndrimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.

Duke folur për arsyet se pse Kosova si shtet ka treguar solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj që nga dita e parë e sulmit të paprovokuar të Rusisë, Kurti iu rikthye historisë së dhimbshme të luftës.

May be an image of 6 people, people sitting and indoor

“Ushtarë vrasës gjakftohtë që torturojnë, përdhunojnë dhe vrasin pa dallim, kufoma të djegura dhe varreza masive janë imazhet dhe vuajtjet e Kosovës njëzet e tre vjet më parë dhe të Ukrainës sot. Prandaj, ne ishim të parët që iu bashkuam sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Federatës Ruse”, ka shkruar ai.

“Njëkohësisht ne duhet të jemi pjesë e përpjekjes për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë e popullit ukrainas, duke i mbështetur publikisht dhe duke i strehuar refugjatët”.

Gjatë diskutimeve Kurti ka potencuar se bota demokratike duhet të qëndrojë baskë kundër luftës ilegale të Rusisë, e cila sipas tij “rrezikon të përhapet në Ballkan përmes agresionit të dhunshëm të aleatit të saj autokratik në rajon, Serbisë”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika