Tradicionalisht Apple ka prezantuar telefonat e rinj në muajin shtator. Sivjet radhën e ka seria iPhone 15.
Përderisa në pritje janë disa telefona në këtë seri, më i përfolur vazhdon të jetë iPhone 15 Pro.
Në një raportim të fundit “9to5Mac” ka publikuar fotografi nga të gjitha këndet të pajisjes, bazuar në spekulimet e deritashme.
Ndryshimi më i madh do të jetë te porti i mbushjes. Nga sivjet, të gjithë iPhonet e rinj do të kenë port USB-C.
iPhone 15 Pro pritet të vijë me shtresë titani në një dizajn që do të ketë kornizë më të rrumbullakët se iPhone 14 Pro.
Kamera do të jetë më e madhe, me lente që dalin më përtej telefonit.
Po ashtu kornizat pritet të jenë më të holla, 1.55-milimetra. Kjo konsiderohet historike për Applein.
Siç është raportuar edhe më herët, besohet se iPhone 15 Pro do të vijë me disa versione ngjyrash, e risi përbën e kuqja e mbylltë.
Në përgjithësi, dimensionet e telefonit duket se do të jenë fare pak më të vogla se modeli i vitit të shkuar.
Pak muaj duhet të kalojnë deri në zyrtarizim.