Gjobitet me 1 mijë euro kompania “Trepça”, nuk i pagoi 60 praktikantë

Kompania "Trepça" është gjobitur me një mijë euro nga Inspektorati i Punës, për mospagesën e 60 praktikantëve

Këtë të martë, Inspektorati i Punës ia ka shqiptuar masën ndëshkimore prej një mijë eurosh kompanisë “Trepça” për mospagesën e 60 praktikantëve.

Ky është vendimi i dytë që i shqipton gjobë “Trepçës”, pasi herën e parë më 2023 kur Inspektorati e kishte gjobitur “Trepçën”, kjo e fundit kishte ushtruar ankesë dhe ishte bërë edhe një riinspektim.

“Inspektorati i Punës si organ i shkallës së parë, anulon dhe rivendos vendimin 02V-50/23/1607 të datës 01.11.2023 dhe më 05.03.2024 nxjerrë këtë Vendim për shqiptimin e masës ndëshkimore”, thuhet në vendim.

Bazuar në nenin 4 të Ligjit për Inspektoratin e Punës ankesa ndaj vendimit nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Më 2 prill 2023, në Inspektorat kishte ushtruar ankesë praktikanti i grupit, Arsim Musa, kundër kompanisë “Trepça”. Pas kësaj, Inspektorati më 12 maj 2023 ka gjetur se kompania nuk i kishte paguar praktikantët për punët që kishin kryer gjatë praktikës.

Inspektorati i kishte dhënë kohë tri ditë “Trepçës” të përmirësonte lëshimet që nuk janë përmirësuar as tash. Sipas gjetjeve të Inspektoratit, më 25 maj 2022 kishte publikuar konkursin për praktikantë.

“Mirëpo, pas pranimit të praktikantëve subjekti juridik “Trepça” nuk ka zbatuar detyrimet të cilat janë përcaktuar për aplikim sipas konkursit  dhe ka cenuar të drejtat e tyre si në aspektin e marrëdhënies së punës po ashtu edhe në aspektin e sigurisë  dhe shëndetit në punë…”, thuhet në vendimin e Inspektoratit që vepron në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve. / “Betimi për Drejtësi

Pamje të marra nga “Betimi për Drejtësi”
Pamje të marra nga “Betimi për Drejtësi”

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika