Gjocaj: Çmimi i energjisë nuk duhet të rritet në këtë kohë

"Në këtë proces jemi të mendimit që ngritja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë dhe me këto rrethana nuk duhej që të ndodhte”, kështu ka deklaruar në emisionin "Five" Liron Gjocaj nga INDEP lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të paralajmëruar nga ZRRE

Liron Gjocaj nga INDEP

Liron Gjocaj nga INDEP, lidhur me paralajmërimin për shtrenjtim të energjisë ka thënë se ky shqyrtim i jashtëzakonshëm i tarifave që po kërkohet këtë vit nëqoftëse ka për bazë kërkesat e importit, atëherë nuk parashihet që të ketë ngritje të çmimit të energjisë për konsumatorët.

Por, sipas Gjocajt, kjo mund të jetë kërkesë e KEDS dhe KESCO, që sipas tij gjithashtu këta dy operatorë kanë bërë që ZRRE të shqyrtojë tarifat e energjisë.

“Duhet ta theksojmë se një gjë e tillë nëse veç ndodhë përmes shqyrtimit të jashtëzakonshëm ngritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Republikës së Kosovës, normalisht që është një barrë dhe nuk është e mirëseardhur për faktin se nëse edhe shikojmë çmimin e importit të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare e vërejmë që çmimi i importit tashmë veçse është zvogëluar dhe është më pak se 200 euro për megaëat, kurse në vitin e kaluar kur kishte ndodhur shtrenjëtimi i jashtëzakonshëm tarifor çmimet për megaëat për sasinë e importuar shkonin deri në 700 euro për megaëat. Pra nëse mirret për bazë kërkesa e importit atëeherë shqyrtimi i jashtëzakonshëm tarifor i sivjetmë nuk ka për bazë që të ngritë çmimet e energjisë për konsumatorët mirëpo siç duket kërkesat nga ana e distributorit dhe furnizuesit KEDS dhe KESCO kanë bërë që ZRRE të shqyrtojë këto tarifa dhe me gjasë edhe të kemi ngritje të çmimit”, ka thënë Gjocaj në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Ndërsa, ka shtuar se  krahas kërkesës së importit, edhe temperaturat dhe ngritja e kostove operative që mund të kenë KEDS dhe KESCO, kanë bërë që Zyra e Rregullatorit të Energjisë të ngritët çështja e shtrenjëtimit të energjisë.

“Ka shumë faktor përpos çmimit të importit mund të jetë edhe temperaturat të cilat tashmë vetëm po zvogëlohen e të cilat mund edhe të shkaktojnë ngritjen e konsumit të energjisë elektrike. Ndoshta edhe ato ngritjet e kostove operative të cilat mund të kenë KEDS-i dhe KESCO. Edhe nga vetë ana e kryesuesit të Bordit të ZRRE-së u tha vetëm se janë plotësuar kriteret ligjore e jo diçka më shumë, pra është një çështje e cila duhet të shikohet hollësisht e nëse i shikojmë edhe arsyet që e kanë  shkaktuar edhe procesin e kaluar po edhe këtë proces atëherë jemi të mendimit që ngritja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë dhe me këto rrethana nuk duhej që të ndodhte”, ka vijuar ai.

I pyetur se sa mund të ketë rritje të çmimit, ai tha se nuk mund të llogaritet më herët një gjë e tillë. Ndërsa, ka theksuar se vitin e kaluar ani pse ka pasur ngritje të çmimit të energjisë, ka pasur edhe subvencione nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Është pak e vështirë sepse nuk është që llogariten vetëm çmimet e importit për shkak se çmimi i importit mund të jetë 170 euro për megavat por kemi edhe kosto ekstra të transmetimit të tij deri te shpërndarja e kështu me rradhë. Duhet të marrim për bazë se vitin e kaluar kur kemi pasur ngritje të energjisë kemi pasur edhe subvencionim nga ana e qeverisë së Republikës së Kosovës diku rreth 90-100 milionë euro”, ka deklaruar Gjocaj.

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika