Gjoshi: BQK-ja është bërë strehë e militantëve të Kurtit

Sekretari organizativ në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës është shndërruar në një strehë të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Betim Gjoshi nga PDK

Sekretari organizativ në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës është shndërruar në një strehë të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se prej fundit të vitit të kaluar, BQK-ja ka vepruar me urdhra politikë, që, sipas tij, i shërbejnë agjendës politike të partisë në pushtet.

“Banka Qendrore e Kosovës, më së paku është e Kosovës, por një strehë e militantëve të Albin Kurtit, që shërbejnë si kukulla për lojëra politike. Prej fundit të vitit të kaluar dhe gjatë gjithë janarit e deri më tani në shkurt, BQK ka vepruar me urdhëra politikë që i shërben agjendës politike të një partisë në pushtet. BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë (të rrejshme) pas urdhërit politik të Albin Kurtit”, ka thënë ai.

Gjoshi ka thënë se pavarësia e BQK-së i shërbeu Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e Republikës së Kosovës “që shkoi deri në Këshillin e Sigurimit, sikur të ishte një dhuratë e rënë nga qielli për Serbinë, Rusinë dhe Kinën”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika