Gjoshi i PDK-së: Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në “gjirin e ngrohtë” të Kurtit

"U harruan edhe sanksionet që Qeveria Kurti ia solli vendit e që për shkak të tyre ende janë të pezulluara afër 300 milionë euro fonde për Kosovën"

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se votimi gjatë ditës së enjte(sot) i marrëveshjeve ndërkombëtare nga LDK-ja dhe AAK-ja, është dorëzim i një pjese të opozitës në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit.

“Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në ‘gjirin e ngrohtë’ të Albin Kurtit, duke iu nënshtruar diktatit të tij e duke e ndryshuar qëndrimin për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka shkruar Gjoshi në faen e tij në Facebook.

Ai tha se lehtësisht u avulluan deklaratat për paaftësinë e dëmet e Qeverisë, për mashtrimet dhe rrezikimin e të ardhmes së Kosovës.

“U harruan edhe sanksionet që Qeveria Kurti ia solli vendit e që për shkak të tyre ende janë të pezulluara afër 300 milionë euro fonde për Kosovën. Këto sallto politike zakonisht kanë një prapavijë. Cila është ajo që e solli këtë ligështim të sotshëm të një pjese të ‘opozitës’, ndoshta e marrim vesh së shpejti”, ka shtuar Gjoshi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika