Gjoshi i PDK-së: Qeveria ‘Zdravo’ e Kurtit qëndron e hapur vetëm ndaj krimit

Betim Gjoshi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit dhe ka akuzuar se është e hapur vetëm ndaj krimit. Kritikat e tij përfshijnë edhe akuza për vjedhje të fondeve publike, duke përmendur aferën e blerjes së vajit në Poloni dhe pretendimet se vaji për rezervë shtetërore nuk ka arritur në Kosovë

Betim Gjoshi nga PDK

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shkruar se “Qeveria e Albin Kurtit, e izoluar nga bota, po del të jetë e hapur vetëm ndaj krimit”.

Tutje, ai ka thënë se “këta që na shiten si kujdestarë e mbrojtës të popullit, edhe vajin e rezervës shtetërore e paskan vjedhur”.

Ndër të tjera, ai ironizon me një video të publikuar nga gazeta ‘Nacionale’ për zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MTI), të frikësuar flasin për aferën e blerjes së vajit ne Poloni.

“Paret paskan shkuar në Poloni, po vaji për rezervë shtetërore nuk ka ardhur në Kosovë”, vijon ai.

Tutje, “Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, Vaji i Polonisë – janë dëshmi e kësaj hapjeje, që i kalon kufijtë e Kosovës”, ka përfunduar Gjoshi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika