Gjoshi nga PDK: Rastësi jo e vogël djegia e objektit të IML-së, pas intervistimit të Albulena Haxhiut

"Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit", ka thënë Gjoshi i PDK-së

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi

Sekretari për organizim në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, e ka cilësuar si fatkeqësi djegien e ndërtesës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ai ka kërkuar që sa më parë, duhet të ketë informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj?

“Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga Prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, më 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit”, tha Gjoshi përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se dy zyra janë përfshirë nga zjarri dhe se nuk raportohet për të lënduar.

Sipas saj, zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin.

“Sot rreth orës 08:00 është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika