Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur dy kuvende zgjedhore në Bruksel dhe Namur të Belgjikës, për të vazhduar me shtrirjen dhe organizimin kudo që jetojnë mërgimtarët.
Sekretari i PDK-së për Organizim dhe Zgjedhje, Betim Gjoshi, tha se rikthimi në secilin qytet ku jetojnë shqiptarët në mërgatë është një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe organizimit të PDK-së.
“Anëtarët e kuvendit zgjedhor në Bruksel kanë zgjedhur për kryetar Fatmir Rredhakun, ndërsa në qytetin e Namurit kryetar është zgjedhur Kujtim Bacaj. Këtë kuvend zgjedhor e nderoi me prezencën e tij edhe aktivisti shumëvjeçar Hashim Shala”, thuhet në njofitmin e PDK-së.
Nga Kryesia Qendrore, të pranishëm në këto kuvende zgjedhore ishin Zenun Pajaziti dhe Betim Gjoshi.
Po ashtu, në këto kuvende zgjedhore morën pjesë edhe anëtarë të Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së për Belgjikë në krye me kryetarin e këshillit Jetlir Llugani.