Gjoshi: Sot Vuçiqi do t’i tregojë Kurtit se si të zgjidhet një çështje e brendshme e Kosovës

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se “Albin Kurti e ka refuzuar kërkesën dhe këshillën miqësore të SHBA-ve, por ai ka pranuar t'i nënshtrohet diktatit dhe politikave destruktive e armiqësore të Serbisë”

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Betim Gjoshi ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Ai ka ironizuar me kryeministrin duke thënë se ai po diskuton me Vuçiqin për problemet e brendshme të Kosovës.

“Albin Kurti e ka refuzuar kërkesën dhe këshillën miqësore të SHBA-ve, por ai ka pranuar t’i nënshtrohet diktatit dhe politikave destruktive e armiqësore të Serbisë”, ka shkruar Gjoshi.

Sipas Gjoshit, “një kryeministër i Kosovës duhet që vendimet e tilla t’i flasë vetëm me miqtë e Kosovës, sidomos amerikanët”. “Çdo ulje në tavolinë për ta negociuar me Serbinë një vendim të qeverisë sovrane të shtetit që përfaqëson, është nënshtrim”, ka shtuar më tej Gjoshi.

Anëtari i kryesisë së PDK-së ka potencuar se ky nënshtrim është fuqizim i Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës.

Tutje Gjoshi ka thënë se “sot, Aleksandër Vuçiqi do t’i tregojë Albin Kurtit se si të zgjidhet një çështje e brendshme e shtetit të Kosovës – targat ilegale që i lëshon Serbia”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika