Gjuajnë më armë dhe i publikojnë në rrjete sociale, Policia ua sekuestron armët të dyshuarve në Prizren

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se ka sekuestruar tre armë në Prizren

Ilustrim

Polica e Kosovës, ka njoftuar se ka sekuestruar tre armë në Prizren.

“Me datë 02.01.2023 rreth orës  09:25, Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor Prizren ka sekuestruar disa amë”.

E deri te ky sekuestrim erdhi, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale është  parë një video ku shihen disa persona të dyshuar duke shkrepur me arme zjarri, të cilët gjithashtu ndihmon disa fëmijë që të gjuajnë me armë.

Pasi që policia ka marr informacionin ka filluar hetimet, pas veprimeve operative hetimore është arrit që të dyshuarit të  identifikohen dhe të  lokalizohen.

“Në orët e paradites policia ka shkuar në vendngjarje , të shtëpia e të dyshuarve, katër të dyshuarit, pasi që janë përball me provat kanë pranuar veprën dhe i kanë dorëzuar armët. Të dyshuarit deklarojnë se kanë shkrepur me armë për të festuar me rastin e ndërrimit të viteve”, thueht në njoftimin e Policisë.

Nga policia janë sekuestruar tre arme, një pushkë automatike dhe dy pistoleta me gjithë karikator dhe municion. Të dyshuarit pasi që janë intervistuar jaë liruar me procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika