Gjuajtje me armë dhe rrahje në Prishtinë, 4 të lënduar e 13 të arrestuar

Në orët e para të mëngjesit në një klub nate në Prishtinë ndodhi një përleshje me armë zjarri dhe mjete të forta, ku një person mbeti i plagosur dhe tre të tjerë mbetën të lënduar nga mjete të forta. Policia e Kosovës bëri të ditur se 13 persona u arrestuan nga kjo përleshje

Në këtë klub nate në Prishtinë, në rrugën “Lidhja e Pejës” nuk ishte kaq qetë edhe në orët e para të së mërkurës.

Nga një përleshje në të cilën u përdorën edhe armët një person mbeti i plagosur, dhe tre të tjerë morën lëndime nga goditja me mjete të forta.

“Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve  dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta”, njoftoi Policia e Kosovës.

Por, në përleshje duket të jenë përfshirë shumë më shumë persona, pasi numri i të arrestuarve nga Policia e Kosovës është shumë më i madh.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit. Deri tani nga ana e policisë  janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”.

Lidhur me arsyet që çuan deri te kjo përleshje nuk u dhanë nga Policia e Kosovës.

Përgjigje nuk u dhanë as nga Prokuroria Themelore e Prishtinës në pyetjet e dërguara nga televizioni.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika