Gjuajtje me armë mes dy grupeve në Gjakovë, policia në kërkim të të dyshuarve

Dy grupe pas një mosmarrëveshjeje janë gjuajtur me armë në rrugën "Anton Qeta" në Gjakovë, ku një person është identifikuar si i përfshirë dhe është në kërkim policor

Policia e Kosovës

Mbrëmjen e së dielës, të shtëna armësh janë dëgjuar në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një përleshje me armë mes dy grupeve në qytetin e Gjakovës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:19, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje në mes të dy grupeve, të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit, në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar.

Sipas njoftimit të Policisë, pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një person si i përfshirë në incident, i cili ndodhet në kërkim policor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika