Gjuajtje me armë në Podujevë: Vdes një person, plagoset një tjetër

"Sot rreth orës 12:30 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë"

Pamje nga vendi i ngjarjes, Podujevë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Podujevë.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i policisë për rajon e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra nga mjekët emergjentë, është konfirmuar se një person është pa shenja jete, ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”, ka thënë ai.

Borovci ka potencuar se aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika