Në orët e hershme të së enjtes janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një veture në Pejë.
Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme, thotë për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai njoftoi se është duke u kryer një punë intensive për kapjen e të dyshuarit/dyshuarve lidhur me rastin.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
“Ka pasur gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një veture. Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe aktualisht është duke u kryer një punë intensive për kapjen e personit, apo personave për kryerjen e kësaj vepre penale. Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’”, tha Nikçi.