Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, plagosen dy persona

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se nga gjuajtja me armë zjarri në Podujevë, kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor

Ilustrim





Dy persona kanë pësuar lëndime nga gjuajtja me armë në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Nuhi Gashi’ në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Borovci.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën e 25 tetorit, rreth orës 16:00.

Ai ka thënë se të plagosurit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe se policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika