Gjuajtje me armë zjarri në Prizren, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur në një incident në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku njëri është qëlluar me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta, ndërsa të dyshuarit janë ende në kërkim nga policia

Foto ilustruese

Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku dy persona janë plagosur, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta.

“Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka thënë për Dukagjinin zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, teksa sipas konfirmimit personat e dyshuar janë të njohur për Policinë e Kosovës.

Të dyshuarit janë në kërkim, ndërkaq procesi hetues po realizohet në koordinim me prokurorin e Shtetit.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika