Gjuajtje me armë zjarri në Shkodër, vritet 19-vjeçari

Mbrëmjen e 18 shtatorit ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Shkodër. Një person i moshës 19-vjeçare, është vrarë me armë zjarri në bulevardin “Bujar Bishanaku”

Ilustrim

Një 19-vjeçar është vrarë të dielën e 18 shtatorit në Shkodër, teksa po kalonte mbrëmjen në një nga lokalet e qytetit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”.

Bëhet fjalë për të riun, Erjon Xhenja, i cili është qëlluar disa herë me armë zjarri.

Atentati dyshohet të jetë zhvilluar nga dy persona që po lëvzinin me motoçikletë.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Njëri prej tyre ka zbritur me shpejtësi dhe është afruar drejt lokalit duke qëlluar me breshëri plumbash drejt Erjon Xhenjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët ende janë të paidentifikuar, shkruan TopChannel.

Policia ka gjetur në lagjen “Guerrile” një motorçikletë të djegur dhe një armë tip pistoletë, që dyshohet të jetë arma me të cilën është kryer krimi.

Grupi i hetimit ka nisur mbledhjen e provave në skenën e krimit, ndërsa larguan trupin e pajetë të 19-vjeçarit.

Pamjet mund t’i shihni duke klikuar këtu.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika