“Gjuajtje në shenjë”, një thirrje publike përmes artit

Kjo ekspozitë pasqyron ndjenjën artistike nga këndi i një artisti, emocionin e tij dhe mënyrën se si ai e zhvillon kreativitetin e vet, që në vete pati konceptin që lidhet me tabelat sinjalizuese

Shenjat e trafikut kanë për qëllim të paralajmërojnë pjesëmarrësit në komunikacion që kalojnë nëpër një rrugë. Por në disa vende në Kosovë, ato po përdoren si shënjestra për të gjuajtur me mjete për gjuajtje.

Gjatë javës së kaluar, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është mbajtur ekspozita “Gjuajtje në shenjë” nga Jusuf Islami. Për të diskutuar për qëllimin e kësaj ekspozite, vet Jusufi ishte i ftuari i radhës në emisionin “Drive on D” në Radio Dukagjini me Donika Hyseni dhe Mirdon Pacolli.

“Kjo ekspozitë vjen si një thirrje përmes artit, e ku qëllimi kryesor është vetëdijësimi i qytetarëve dhe informimi i tyre me rreziqet që mund të sjell gjuajtja në shenjat e trafikut. Isha duke kaluar me biçikletë në vise rurale, kam hasur në shenja të cilat kanë qenë të shkatërruara nga njerëz të cilët kanë gjuajtur me armë zjarri e sigurisht edhe duke rrezikuar jetën e atyre që kalojnë nëpër ato vende”, ka deklaruar Islami.

(Në të majtë) Mirdon Pacolli, DonikaHyseni (në mes) dhe Jusuf Islami (në të djathtë)

Po ashtu, e veçanta e kësaj ekspozite ishte edhe prezenca e fëmijëve me autizëm. Pikturat të cilat janë realizuar nga studentët e Fakultetit të Arteve gjatë ekspozitës, do të shiten dhe të hollat e fituara do të shkojnë për Shoqatën e fëmijëve të prekur me autizëm në Kosovë.

Kjo ekspozitë, pasqyron ndjenjën artistike nga këndi i një artisti, emocionin e tij dhe mënyrën se si ai e zhvillon kreativitetin e vet, që në vete pati konceptin që lidhet me tabelat sinjalizuese.

Përpos kësaj, Jusuf Islami ka treguar se ka filluar me përgatitjet e aktivitetit “Vrapo Babadimër” ku së shpejti do të bëhen publike gjitha detajet e këtij aktiviteti. Ky do të jetë edicioni i shtatë i kësaj mini-maratone humanitare, që ka për qëllim kryesor rritjen e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra në Kosovë me rastin e festave të fundvitit.

 

 

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika