Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat për deputet, Uran Ismaili, në emisionin “Debat Plus”, në Rtv Dukagjini, është pyetur për gjuhën e kryeministrit Albin Kurti nëpër tubimet e tij.

Në një prej tubimeve, Kurti, PDK-së iu drejtua si PDK-hy dhe ishte pikërisht kjo deklaratë e tij që ka ngjallur debat.

Ismaili ka thënë se kjo është një mënyrë e gabuar, por edhe bullizuese, kur një kryeministër i cili tërë kohën nëpër shkolla flet kundër bullizimit, e në anën tjetër bullizon me dialektin e dikujt tjetër, në këtë rast të simpatizantëve të PDK-së.

“Mirë e paska thënë Bedri Hamza, ecim tutje. E para secila figurë publike e ka një lloj obligimi me qenë pak larg çfarëdo lloj simbolike që është raciste apo që një lloj denigrimi mbi dialektin apo bazën e dialektit. Është e vërtetë që në rajone të ndryshme nuk i thonë PDK-së njëjtë, do me thënë ka mënyrë qysh e shqiptojnë, por nuk besoj se ajo e përcakton gjuhën shqipe mënyra se si e shqipton me dialektin që e ki, që të përcakton se ti duhesh me qenë simbol i sulmit të një kryeministri çfarë e kemi ne sot. Mendoj se është model i gabuar. Ne po bëjmë fushata të tëra kundër bullizmit nëpër shkolla edhe kjo i kontribuon një lloj ideje që është mirë me e sulmu njeriun në mënyrën se si flet ose prej nga vjen. Ky është i vetmi prizëm që për mua është brengosës. Në kuptimin partiak, mirë e paska thënë, vazhdojmë”, u shpreh Ismaili.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika