Gjuha shqipe futet si lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit

Gjuha shqipe, nga tani e tutje do të jetë si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin privat të Harvardit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjuha shqipe, nga tani do të mësohet edhe në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ndër universitetet më prestigjioze në botë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, Faton Limani, i cili punon si administrator në këtë universitet.

Sipas tij, lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tri nivele,  njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced), në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

“Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, ka shkruar Limani.

Universiteti Harvard

Mësimi i gjuhës shqipe në Universitetin e Harvardit, Limani ka deklaruar se është mundësuar në bashkëpunim me kolegen e tij Eva Stathi Misho.

“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombësen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve” ka shkruar Limani në rrjetin social Facebook, transmeton Portali D.

Gjuha shqipe mësohet dhe studiohet në disa universitete dhe qendra albanologjike në botë. Vendi që ka më shumë grup pedagogësh të gjuhës shqipe është Italia, aty ku janë arbëreshët.

Katedra më e vjetër e gjuhës shqipe është ajo e Universitetit “Lorientale” në Napoli, pastaj në Kalabri në Kozencë, në Sicili, në Palermo, në Leçe, në Romë, në Venecia.

Ndërkohë, gjuha shqipe përveç që mësohet si gjuhë, ajo mësohet edhe në aspektin akademik, që u shërben studiuesve të huaj për hulumtime shkencore, historike e kulturore.

Gjuha shqipe është ndër më të vjetrat në Evropë dhe madje edhe në botë, e cila konsiderohet se është unike dhe se nuk ka ngjashmëri me gjuhët e tjera.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika