Gjuhë linçuese e deputetit të VV-së, Artan Abrashi ndaj portalit “Albanian Post”

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, është kritikuar për përdorimin e gjuhës linçuese ndaj mediumit "Albanian Post". AGK ka reaguar dhe ka kërkuar nga kryeministri Kurti të distancohet nga sulme të tilla të njerëzve të qeverisë dhe partisë që udhëheq

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi i cili ka përdorur gjuhë linçuese ndaj mediumit “Albanian Post”.

Abrashi pas publikimit të shkrimit që paralajmëron sanksione të mundshme kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të tjerëve rreth situatës së krijuar në veri të vendit, ka përdorur gjuhë linçuese.

“Për sanksione ndaj Kosovës po flet portali i Stanishiqit në shqip. E ka emrin Albanian po nuk ka asgjë shqiptare në të”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me anë të një njoftimi po ashtu në Facebook ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, duke shtuar se një etiketim i tillë është i rrezikshëm për sigurinë e gazetarëve.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër gjuhën e përdorur nga Abrashi, dhe konsiderohen se një etiketim i tillë rrezikon seriozisht sigurinë e të gjithë gazetarëve, dhe punonjësve të tjerë të këtij mediumi”, thuhet në reagim.

Tutje AGK i ka bërë ftesë kryeministrin Albin Kurti që të “distancohet nga sulme të tilla të njerëzve të qeverisë dhe partisë që udhëheq ndaj medieve dhe gazetarëve”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika