Gjukanoviq: Demarkacioni midis Kosovës dhe Malit të Zi ka përfunduar më 2015

Demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ka përfunduar në vitin 2015 dhe të dy vendet duhet të bëjnë hapa përpara në këtë drejtim për të mirën e qytetarëve.

Kështu kanë thënë zyrtarët nga kabineti i presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Demarkacioni ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës u finalizua në vitin 2015. Marrëveshja hyri në fuqi në vitin 2018. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai malazez Filip Vujanoviq nënshkruan një deklaratë të përbashkët në shkurt 2018. Ata i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë këtë marrëveshje”, thuhet në përgjigjen e tyre për mediumin malazez, Vijesti.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën e 21 marsit, kishte thënë se shpreson që me qeverinë e re të shtetit fqinj, do të mund të adresojë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Shpresojmë që do të ketë kushte të reja me qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje, për të cilën, natyrisht, fajin e përgjegjësinë e ka ajo qeveria e atëhershme, e cila, padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm iu dha Malit të Zi 8200 hektarë të territorit të Kosovës”, ishte shprehur Kurti.

Ndërkaq, deklarata e tij u quajt provokim i papranueshëm nga kryeministri në ikje i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se kjo gjë përbën aspiratë të rrezikshme për shkelje të integritetit territorial të Malit të Zi.

“Konsideroj se deklaratat e zotit Kurti, të cilat lajmërojnë për aspirata të rrezikshme për shkelje të integritetit territorial të Malit të Zi, janë provokim i papranueshëm”, ka shkruar ai.

Hedhja e gazit lotsjellës në kuvend

Më 21 mars 2018, deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin miratuar marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi me 80 vota për dhe 11 kundër.

Procesi i demarkacionit me Malin e Zi ishte paraprirë me debate të mëdha, protesta e reagime të shumta.

Lëvizja Vetëvendosje, si parti opozitare, e kishin kundërshtuar ashpër këtë marrëveshje. Madje, deputetë të kësaj partie kishin hedhur gaz lotsjellës.

Ndryshe, marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi ishte nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë të Austrisë dhe ka hyrë në fuqi më katër qershor të vitit 2019.

E njëjta ishte plotësuar edhe me një aneks-marrëveshje ndërmjet dy ish-presidentëve, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe të Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Në këtë marrëveshje të nënshkruar ndërmjet dy presidentëve, thuhej se pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, të dy vendet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika