Gjukanoviq “lëshon fronin”, Jakov Millatoviq president i Malit të Zi

Millatoviq ka fituar rreth 60.2 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse kundërkandidati i tij, Gjukanoviq, ka marrë rreth 39.8 për qind

Gjukanoviq “lëshon fronin”, Jakov Millatoviq president i Malit të Zi

Politikani veteran i Malit të Zi dhe njëherësh edhe president aktual i këtij vendi, Milo Gjukanoviq, ka humbur zgjedhjet presidenciale kundër kandidatit për president nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviq.

Millatoviq ka fituar rreth 60.2 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse kundërkandidati i tij, Gjukanoviq, ka marrë rreth 39.8 për qind, sipas rezultateve preliminare të 90 për qind votave të numëruara, sipas Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CEMI).

I menjëhershëm ka qenë urimi i kryeministrit në detyrë, Driatan Abazoviq, i cili tha se ky është momenti që e kanë pritur që 30 vjet, kështu duke e uruar Millatovin për pozitën e re.

“Momenti që prisnim mbi 30 vite- faleminderit qytetarë të lirë!!! Fitore! Urime Jakov Millatovic zgjedhja për presidentin e parë evropian në historinë e Malit të Zi. Misioni ka përfunduar. Ne kemi një të ardhme të ndritur përpara. Ne do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik!”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika