Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, informoi autoritetet malazeze se kishte marrë informacione se ndaj tij po përgatitej një atentat.
Sipas burimeve të “Vijesti” një zyrtar i lartë ushtarak i huaj nga Kosova e informoi atë se një grup i organizuar kriminal nga një shtet fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë të një vendi tjetër fqinj.
Shërbimet malazeze të sigurisë nuk e thirrën Gjukanoviqin apo koordinatorin e tij të sigurisë për intervistë, për të vënë në dukje rrezikun e mundshëm.
Policia malaziase të premten vonë ka thënë se nuk ka të dhëna që tregojnë se po rrezikohet siguria e Gjukanoviqit.
Gjukanoviq njihet për qëndrimet e tij pro Kosovës.