Gjukanoviq shpall kandidaturën për një mandat të tretë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shpalli të shtunën zyrtarisht kandidaturën për një mandat të tretë në zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm.

Ai ka mbajtur poste të larta politike për 30 vitet e fundit.

Zgjedhjet e 19 marsit do të mbahen, ndërsa vendi është përfshirë nga një ngërç politik njëvjeçar me dy vota mosbesimi për dy qeveri dhe mosmarrëveshje midis ligjvënësve dhe Gjukanoviq-it për emërimin e një kryeministri të ri të emëruar.

Relievi politik në Mal të Zi është ndarë prej kohësh në forca promalazeze, ku bën pjesë Partia Demokratike e Socialistëve e zotit Gjukanoviç dhe ato proserbe dhe proruse.

Posti i presidentit është kryesisht ceremonial në Mal të Zi, por një fitore e zotit Gjukanoviqit mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare pas zgjedhjeve presidenciale, sepse ai ka refuzuar deri tani kandidatët e propozuar për postin e kryeministrit.

“Po hyj në garën zgjedhore me synimin për të fituar shpejt dhe bindshëm,” ka thënë Gjukanoviq të shtunën, ndërsa paraqiti kandidaturën e tij pranë autoriteteve zgjedhore.

“Mali i Zi është plotësisht i paralizuar për të bërë përpara në rrugën evropiane dhe kjo agoni duhet të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur,” ka thënë presidenti Gjukanoviq, i cili e udhëhoqi Malin e Zi drejt pavarësisë nga bashkimi Serbi-Mali i Zi në 2006, siguroi anëtarësimin në NATO dhe e vendosi atë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kundërshtarët akuzojnë zotin Gjukanoviq e partinë e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, akuza që zoti Gjukanoviq dhe partia e tij i mohojnë.

Komisioni shtetëror zgjedhor ka miratuar tashmë dy kandidatë të tjerë presidencialë – Andrija Mandic nga partia etnike serbe Demokracia e Re Serbe dhe Draginja Vuksanovic Stankoviç i Partisë Social-Demokratike.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika